Telenews

Kurti: I jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po qëndron në Japoni ku po merr pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-kryeministrit Shinzo Abe.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka shkruar se Kosova është mirënjohëse Japonisë, për mbështetjen e vazhdueshme.

Tutje Kurti ka falënderuar Grupin Parlamentar të Miqësisë Japoni- Kosovë për kontributin në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Grupi Parlamentar i Miqësisë Japoni- Kosovë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet mes vendeve tona, për të cilin falënderova kreun e grupit @shionoya_ryu. I jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë, mikut dhe partnerit të domosdoshëm të Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Të ngajshme

Ekskluzive: Florian Miftari zgjedhet Dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në UP

Donat Hashani

Ndahet nga jeta mësuesi i shquar nga Drenasi, Hamdi Kurti

Donat Hashani

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali ia vrau renë

Donat Hashani