Telenews

Kurti i rikthehet pandemisë, ka një deklarim rreth saj

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vazhduar me prezantimin e arritjeve gjatë qeverisjes së tij tash dy vjet e gjysmë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se pandemia me koronavirus e kishte konsumuar një kohë të konsiderueshme vitin e parë të qeverisjes.

“Prej atëherë, kemi ndarë mbi 100 milionë euro më shumë për sektorin e shëndetësisë, 60 milionë për listën e re të barnave esenciale, dhe 6.5 milionë euro më shumë për barna me sëmundje të rralla. Sepse shëndetësia, në radhë të parë, ka nevojë për investime që sigurojnë shërbime”, shkruan Kurti. /Telenews.al/

Të ngajshme

Çfarë i bën Lojërat Mesdhetare të veçanta dhe pse Prishtina është në qendër të vëmendjes?

Valjeta Turkaj

Pse duhet të mbani një tas me ujë pranë radiatorit gjatë dimrit

Valjeta Turkaj

Edhe votat e Drenasit nën ‘llupën’ e Prokurorisë, autorizohet Policia të veprojë!

Valjeta Turkaj