Telenews

Kurti: Jemi duke punuar për ofertë përmbajtësore për veteranët e luftës

Javën tjetër pritet që Qeveria e Kosovës t’ua paraqesë ofertën veteranëve të luftës së UCK-së të cilët kërkojnë përfshirjen në projektligjin për Pagën Minimale.
Këtë e ka konfirmuar kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media, duke thënë se listat e fryra të veteranëve paraqesin problem.
“Bashkë me ministrinë e Financave jemi duke punuar për një ofertë përmbajtësore për organizatat e dala nga lufta”, është shprehur Kurti.
“Jam i hapur për dialog. Zyrën time e kam të hapur. Jam i interesuar dhe shpreh përkushtimin tim se qeveria është e interesuar që UÇK-ja të trajtohet me dinjitet. Nuk duam rritje ekonomike e mirëqenie pa veteranët. E duam me ta, edhe mirëqenien edhe pavarësinë, por edhe me të vërtetën.
“Të vërtetën e kemi aq të mirë e aq të bukur sa që nuk kemi nevojë që ta zbukurojmë”, ka theksuar ai duke folur për pastrimin e listave.
Kurti më tej ka thënë se paga minimale nuk duhet të lidhet me benificionin e veteranëve.
“Fryrja e listave ju bën dëm brezave të ardhshme dhe studiuesve historikë. Ne e mbajmë mend luftën dhe kemi marrë pjesë në të. Por të rinjtë duhet t’i lexojnë tekstet dhe nëse ato janë të pasakta ajo i bën dëm historisë tonë”.

Të ngajshme

​“Jo në emrin tim, deputetëve: Seancë të jashtëzakonshme, Ligji për Specialen të shqyrtohet në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Hamza përfundon takimin në PDK: Ligji duhet me u aprovu, po shkoj në takim te Kurti

Rrezarta Ramaj

Deliu-Kodra: PDK i ka në dispozicion 22 votat për Presidentin nëse votohet Ligji për Specialen

Rrezarta Ramaj