Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka vazhduar me kritika ndaj atyre që po dëshirojnë asoaciacion një etnik në Kosovë, që sipas tij nuk e duron as Kushtetuat e Republikës.
“Para 15 vjetëve thoshin që Kosova nuk bën të shpallet shqiptare por duhet të shpallet, institucionalizohet edhe në të njëjtën kohë të pavarësohet si multietnike.”, tha Kurti.
Më tej ai ka theksuar se ndonëse 93% janë shqiptarë, edhe atëherë edhe tash, e rreth 4% janë serbë, kjo është para 15 vjetëve. Pasi që Kosova u shpall multietnike tash po insistohet në një asociacion një etnik. Nuk e duron kushtetutshmëria e Republikës së Kosovës asociacionin një etik.
Kreu i Qeverisë kosovare tha se të gjithë serbët në Kosovë duhet të jenë dhe do të jenë të mbrojtur, t’i kenë shanset për zhvillim e për mirëqenie, t’i kenë të drejtat e garantuara me ligj dhe me kushtetutë, mirëpo asociacionet e komunave që janë njësi territoriale, jo vetëm administrative, mbi baza etnike nuk duron kjo kushtetutë.
“Ata që kërkojnë asociacion një etnik, ata kërkojnë ndryshim të Kushtetutës së Kosovës e unë besoj që për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë duhet të ndryshohet Kushtetuta e Serbisë”, tha kryeministri Kurti.

