Telenews

Kurti jep një premtim: Kosova nuk do të zbrazet Kosova pas 1 janarit

Kryeministri Albin Kurti në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës ku po shqyrtohet projekt-buxheti foli edhe për kritikat e opozitës për largimin e popullatës nga Kosova.

Kurti tha se ka emigrim, por s’ka zbrazje të Kosovës dhe se pas 1 janarit gjendja s’mund të ndryshojë sepse ata që hynë në shtetet e BE-së duhet të kthehen.

“Unë s’mendoj që po zbrazet Kosova, ka emigrim, por nuk ka zbrazje të Kosovës dhe nuk do të ketë as pas 1 janarit. E dini që ata që do të shkojnë tani pa nevojë për vizë në zonën Schengen duhet të kthehen. Ata nuk shkojnë sikur në të 90-tat për azil politik e ekonomik”.

Kurti tha se liberalizimi i vizave i ndihmon komunitetit të biznesit dhe studentëve. /Telenews.al/

Të ngajshme

Përplasje trenash në Danimarkë, raportohet për të lënduar

Valjeta Turkaj

Djali hodhi statujën nga ballkoni dhe la të vdekur turisten, prindërit ndiqen penalisht për vrasje

Valjeta Turkaj

Tahiri i AAK-së: Nuk marrim pjesë në seancën për president ku propozohen dy kandidatë prej një partie

Valjeta Turkaj