Telenews

Kurti: KEK-u, në një moment historik transformimi – investimet mbi 500 milionë euro

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ndodhet në një moment historik transformimi, me investime që tejkalojnë 500 milionë euro, të orientuara drejt modernizimit, qëndrueshmërisë dhe përputhjes së plotë me standardet e Bashkimit Evropian.

Sipas Kurtit, modernizimi i turbinave dhe investimet në njësitë B1 dhe B2, rehabilitimi i thellë i njësisë A3, si dhe investimet madhore në termocentralet Kosova A dhe Kosova B, përbëjnë shtylla kyçe për rritjen e sigurisë energjetike, stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin afatgjatë të vendit. Një zhvillim i rëndësishëm konsiderohet edhe hyrja për herë të parë e KEK-ut në sektorin e energjisë së ripërtritshme përmes parkut solar.

Me përfundimin e projekteve, Kosovës pritet t’i shtohen rreth 150 MW kapacitete shtesë në termocentralet ekzistuese dhe 100 MW kapacitete të reja gjeneruese nga burimet e ripërtritshme.

 

“Korporata Energjetike e Kosovës ndodhet në një moment historik transformimi. Investimet tejkalojnë 500 milionë euro, për ta bërë këtë ndërmarrje moderne, të qëndrueshme dhe në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Evropian. Modernizimi i turbinave dhe investimet tjera në njësitë B1 dhe B2, rehabilitimi i thellë i njësisë A3, investimet madhore në termocentralet Kosova A dhe Kosova B, dhe hyrja për herë të parë e KEK-ut në sektorin e energjisë së ripërtritshme përmes parkut solar, janë tejet të rëndësishme për sigurinë energjetike të vendit, stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin afatgjatë. Me përfundimin e këtyre projekteve, Kosovës do t’i shtohen rreth 150 MW kapacitete shtesë në termocentralet ekzistuese dhe 100 MW kapacitete te reja gjeneruese nga burimet e ripërtrishme”, ka shkruar Kurti nw Facebook.

 

Të ngajshme

KEK-u deklarohet për investimin 500 milionësh

Donat Hashani

Policia holandeze përballet me dhunë ‘të paparë’ të Vitit të Ri

Valjeta Turkaj

Kurti: Daci do të mbetet emër me rëndësi në historinë e shtetndërtimit

Valjeta Turkaj