Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është rikthyer nga Athina e Greqisë që ishte duke qëndruar që nga 5 korriku.
Kurti erdhi në seancën e Kuvendit të Kosovës që është duke u mbajtur teksa kryeparlamentari, Glauk Konjufca, i uroi mirëseardhje.
Kjo ishte hera e pestë që Kurti merr pjesë në dy konferencat “The Economist” dhe atë të Simpoziumit Symi.
Gjatë ditës së djeshme, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i bëri thirrje kryeministrit Kurtit që të rikthehet në Kosovë dhe të merret me shqetësimet dhe problemet e qytetarëve, të cilët sot, sipas saj, janë në luftë për ekzistencë.

