Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Gjatë këtij takimi, Kurti ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.
“Mirëprita Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, në zyrat tona qeveritare sot. Theksova nevojën që Marrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi dhe nevojën që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje”.

