Telenews

Kurti: Lidhja jonë me Shqipërinë, përveçse historike e shpirtërore, duhet të jetë edhe fizike

  1. Është përuruar sot rruga ndërkufitare Gorozhup (Has i Prizrenit) – Pogaj, projekt që vjen në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me vlerë prej afër 1 milion euro dhe gjatësi prej 3.7 kilometrash.

Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili e vlerësoi këtë rrugë si të rëndësishme për banorët e zonës, duke theksuar gjithashtu ndikimin që ajo ka në zhvillimin e turizmit malor e kulturor për të dy shtetet e të njëjtit komb.

“Kjo është një pjesë e vogël e borxhit të madh që kemi ndaj këtij komuniteti, që i ka dhënë shumë edhe zhvillimit ekonomik edhe historisë sonë kombëtare. Pas përfundimit të rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapot, e cila ishte me vlerë prej 2.6 milionë euro, kjo rrugë që inauguruam sot, Gorozhup-Pogaj është në vlerë prej afër 1 milion euro dhe me gjatësi prej 3.7 kilometra. I lidhë këto fshatrat, Gorozhup edhe Pogaj, që historikisht kanë qenë një dhe të cilat i bashkojnë familja, tradita dhe jeta e përditshme. Pra, lidhja jonë me Shqipërinë, përveçse historike e shpirtërore, duhet të jetë edhe fizike, e pikërisht kjo rrugë që e inaugurojmë sot është një dëshmi për hapat konkretë në drejtimin e duhur”, citohet të ketë thënë Kurti, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit.

Të ngajshme

Për vetëm 24 orë në Kosovë, 34 aksidente, mbi 2000 gjoba dhe 15 arrestime

Valjeta Turkaj

Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt

Valjeta Turkaj

Vdekja e dyvjeçarit në Vlorë, policia: Fëmija ishte në shtëpi me nënën e tij

Valjeta Turkaj