Telenews

Kurti: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme, për liri dhe mbijetesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe e domosdoshme.

Gjatë fjalës së tij në hapjen e Konferencës së Dytë Shkencore Ndërkombëtare të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, me temë “Nga lufta në rimëkëmbje”, ai shtoi se seancat gjyqësore në Hagë nuk mund ta vënë në dyshim karakterin çlirimtar dhe antikolonialist të luftës së Kosovës.

Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme, për liri dhe mbijetesë, jo nga dëshira për dhunë apo pushtet. Ajo ishte përgjigje ndaj një regjimi shtypës, ndaj represionit sistematik deri në aparteid dhe mohimit të të drejtave themelore të popullit tonë deri në gjenocid. Seancat gjyqësore që po zhvillohen aktualisht në Hagë nuk mund të vënë në dyshim karakterin çlirimtar e antikolonialistë të luftës sonë, as aspiratën legjitime të Kosovës për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor”, tha kreu i qeverisë.

Ndërkohë sot në Hagë katërshja e UÇK-së thotë fjalët përfundimtare.

Të ngajshme

PDK largohet nga Kuvendi, nuk arrihet kuorumi për zgjedhjen e presidentit

KushtrimGuraj

Bajrami kritikon pushtetin: Çka janë këto lojëra me amendamentet?

KushtrimGuraj

Hamza: Çështja e zgjedhjes së presidentit nga populli është temë që meriton trajtim serioz, kjo s’po ndodh

KushtrimGuraj