Telenews

Kurti me ambasadorin e Malit të Zi diskuton për Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor-BE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Republikën e Kosovës, z. Bernard Ҫobaj.

Kurti e Ҫobaj, pos diskutimit të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, diskutuan edhe për përgatitjet në prag të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, që do të mbahet më 16 maj në Kotor të Malit të Zi.

“Krahas diskutimit rreth bashkëpunimit dhe marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, kryeministri Kurti dhe z. Ҫobaj biseduan edhe për përgatitjet në prag të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, që do të mbahet me 16 maj në Kotor të Malit të Zi, nën organizimin e Qeverisë së Malit të Zi,” shkruhet në njoftim.

Ky samit, i organizuar nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”, do të shërbejë si platformë për të diskutuar Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me synim të përshpejtojë zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal.

source

Të ngajshme

UNICEF alarmon: 10% e nxënësve në Kosovë raportojnë se kanë tentuar vetëvrasjen

Rrezarta Ramaj

AKB: Projektbuxheti prej 4.27 milardë eurosh nuk është dëshmi e zhvillimit ekonomik

Rrezarta Ramaj

Shpërthim në një shkollë në Gjermani, plagosen 10 nxënës, pesë prej tyre dërgohen në spital

Rrezarta Ramaj