Telenews

KURTI NË GJERMANI KËRKON LIBERALIZIMIN E VIZAVE PËR KOSOVËN

Kurti në një konferencë për media pas takimit me kancelarin gjerman, tha se Komisioni Evropian vite më parë ka konstatuar se Kosova ka mbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, prandaj sipas tij tashmë duhet të ecet përpara në këtë proces.
“Nga kancelari Scholz kërkova që ta shtyjë përpara liberalizimin e vizave për Kosovën, në korrik bëhen 4 vite prej se Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë, dhe ka konstatuar që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Tash është koha të thuhet se mjaft është mjaft, dhe kjo çështje të vendoset në vendimmarrjen e Këshillit të BE-së pasi që Kosova i ka kryer detyrat e shtëpisë, e është radha që edhe Bashkimi Evropian ta bëjë të njëjtën”, tha Kurti tutje në konferencë.
Po ashtu, ai tha se Pavarësia e Kosovës tashmë duhet të njihet edhe nga 5 vendet e Bashkimit Evropian, që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
“Pavarësia e Kosovës duhet të njihet nga sa më shumë vende, duke përfshirë edhe 5 vendet nga Bashkimi Evropian në mënyrë që edhe ato t’i bashkohen 22 shteteve njohëse”, deklaroi ai.
Kurti përmendi edhe suksesin e qeverisë brenda 1 viti në luftimin e kontrabandës, korrupsionit dhe krimit.
“Në këtë vit qeverisje, kemi bërë përpjekje të mëdha për të fuqizuar sundimin e ligjit dhe kemi pasur sukses në luftimin e kontrabandës, korrupsionit dhe të krimit”, tha tutje ai.

Të ngajshme

Mbeturinat që shqetësojnë qytetarët në komunat e Kosovës, si arriti Obiliqi ta ndryshojë gjendjen?

Rrezarta Ramaj

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Rrezarta Ramaj

Rama: Kosova rrezikon t’i humbasë Lojërat Mesdhetare 2030

Rrezarta Ramaj