Telenews

Kurti në Këshill të Sigurimit: Sa isha në burg në Serbi, dëgjova gëzim dhe eufori për sulmet e 11 shtatorit në SHBA

 

 

Kryeministri Albin Kurti mbrëmë në Këshill të Sigurimit të OKB-së e theksoi lidhjen që ka Serbia me Rusinë dhe mosgatishmërinë e saj për të vendosur sanksione kundër Rusisë për agresionin e saj në Ukrainë.

Në këtë drejtim, Kurti ndau edhe një histori personale sa ishte në burg të Serbisë mbi antiamerikanizmin në Serbi.

“Serbia është rreshtuar me Rusinë. Është i vetmi vend europian, përveç Bjellorusisë, që nuk vendos sanksione pas pushtimit të Ukrainës nga Putin. Dhe vepron si kali i Trojës i Kremlinit në Europën Juglindore, në një luftë gjeopolitike kundër botës demokratike. Kur isha i burgosur politik në Serbi, në moshën 24 vjeçare, për 2 vjet e 7 muaj, dëgjova një ditë gardianët duke shprehur zëshëm gëzim dhe eufori. Ishte 11 shtatori i vitit 2001”, tha Kurti.

Ai shtoi se në Serbi “mjerisht, mbizotëron ndjenja e dhunshme, antidemokratike dhe mafia, autoritarizmi dhe glorifikimi i torturës është supreme”.

Kurti aty përmendi edhe miratimin e rezolutës nga Parlamenti Europian që kërkon hetim për zgjedhjet në Serbi me dyshimet për manipulime.

“Qytetarët shqiptarë etnikë janë larg të qenit objektivi i vetëm i regjimit autoritar të Serbisë. Më 2 janar të këtij viti, redaksia e The Guardian e përshkroi gjendjen e politikës atje si “kapje e shtetit”. Pak orë më parë, Parlamenti Europian miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë që kërkon hetim për zgjedhjet e mbajtura në dhjetor, duke përmendur rezultate manipuluese, retorikë agresive, abuzim verbal dhe media ruse që angazhohen aktivisht në dezinformim në emër të qeverisë”.

Të ngajshme

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Erzana Fazliu

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu