Telenews

Kurti në Michigan takohet me shoqatën e bizneseve “Automation Alley”, prezanton mundësinë për investime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon vizitën e tij zyrtare në Detroit të Michigan, ku u takua me shoqatën e bizneseve “Automation Alley”
Kurti u takua me Drejtorin e Partneriteteve Strategjike Globale, Noel Nevshehir, më të cilin folën për Industrinë 4.0 apo siç njihet ndryshe, revolucionin e katërt industrial, ku prezantoi mundësitë për investime në Kosovë.
“Kryeministri Kurti prezantoi para tyre mundësitë për investime në Kosovë dhe për potencialin në rritje të vendit tonë në Teknologjinë e Informacionit. Ai i ftoi për vizitë në Kosovë për të hulumtuar nga afër mundësitë që tregu i Kosovës ofron”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë.
Kujtojmë se Kurti do të udhëtojë edhe për në New York e Washington D.C.

Të ngajshme

Dita e Europës, çfarë është 9 Maji dhe pse është e rëndësishme?

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e datës 9 maj

Valjeta Turkaj

Komandant Remi i rikthehet garës për deputet me PDK-në

Blearta