Telenews

Kurti: Ne nuk suspendojmë gjyqtarë, ndoshta në Serbi këtë e bën presidenti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ngrirjes së pozitave të zyrtarëve dhe gjyqtarëve serbë në institucionet e Kosovës
Ai tha se as nuk është kryetar dhe as anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, teksa shtoi se gjyqësori në vend është i pavarur nga qeveria.
“Ndoshta në Serbi presidenti pezullon dhe largon gjyqtarët dhe prokurorët. Kjo nuk ndodh në Kosovë e as me gjyqtaren Stevanoviq. Ne jemi vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, plotësisht të lidhur me Bashkimin Evropian dhe NATO-n”, ka shkruar Kurti, transmeton Klankosova.tv.
Më herët, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka bërë të ditur se të gjithë serbët që janë në institucione lokale e qendrore do t’i ngrijnë pozitat e tyre, deri sa në punë të kthehet kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq.
 

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 27 gusht

Rrezarta Ramaj

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Yllka Gashi

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Yllka Gashi