Telenews

Kurti në takim me Tajanin: Italia aleate kryesore për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit.

Në një postim në “X”, Kurti ka thënë se është diskutuar për forcim të marrëdhënieve bilaterale, ndërsa po ashtu e ka vlerësuar Italinë si aleate kryesore për Ballkanin Perëmndimor.

“Kënaqësi që takova zëvendëskryeministrin italian dhe njëherë ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit. Ne patëm një diskutim të mirë për thellim të marrëdhënieve bilaterale dhe forcim të lidhjeve ekonomike mes BE-së dhe NATO-s, dhe është një aleat kyç për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Kurti në platformën “X”. 

 

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 9 tetor

Rrezarta Ramaj

Gjendet pa shenja jete i moshuari që u zhduk pak ditë më parë

Rrezarta Ramaj

Maarif sjell risi në arsimin kosovar, inteligjenca artificiale futet në kurrikulë

Rrezarta Ramaj