Telenews

Kurti: Nuk do të bisedojmë me kriminelët në veri, do t’i arrestojmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, tha se autoritetet nuk do të bisedojnë dhe të bashkëpunojnë “me kriminelët në veri”, por do t’i arrestojnë.

“Fatkeqësisht këta kriminelë, të sanksionuar edhe nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, po mbështeten nga presidenti dhe Qeveria e Serbisë me qëllim destabilizimin e rajonit, përveç cenimit të integritetit territorial të republikës sonë”, tha Kurti.

Kujtojmë që sot është dita e 19-të e barrikadave të vendosura në rrugët në Veri nga serbët në shenjë revolte për arrestimin e ish-policëve të Policisë së Kosovës.

 

Të ngajshme

Të shtëna me armë në një lokal në Pejë

Valjeta Turkaj

Tahiri: Era e zgjedhjeve po ndihet qartë

Valjeta Turkaj

Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë, shoferi i mitur

Valjeta Turkaj