Telenews

Kurti pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë: Reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore

Pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar përmes një shkrimi në Twitter, duke thënë se reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore.

Kurti tregoi se një javë më parë, për gazetën gjermane ka folur për masat reciproke për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse me Serbinë.

“Reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore. Javën e kaluar fola me @weltpër masat tona reciproke për targat e makinave dhe dokumentet e hyrje-daljeve me Serbinë, por edhe për fuqinë tonë të re të punës, të kualifikuar, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e demokracisë”, tha Kurti.

Ndryshe, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët.

Të ngajshme

Grenell: Kurti të veprojë shpejt për ta zhbërë Gjykatën Speciale, deputetët ta ndihmojnë

Yllka Gashi

Balla me lot në sy pas vendimit në Hagë: S’është vendim drejtësie, është aktakuzë politike

Yllka Gashi

Marin Mema reagon pas aktgjykimit në Hagë: “Sot është koha për t’u bërë bashkë”

Rrezarta Ramaj