Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë një postim emocionues në rrjetet sociale pas vizitës së tij në Skenderaj dhe Drenas në fushatë parazgjedhore, duke theksuar rëndësinë e Drenicës si zemra e Kosovës dhe simbol i rezistencës e sakrificës kombëtare.
“Në postimin e tij, Kurti e ka quajtur Drenicën ‘zemra e Kosovës’, duke vlerësuar lart historinë dhe kontributin e saj për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Ai thekson se më 9 shkurt do të bashkohen 500 mijë zemra për Republikën dhe për Kosovën, duke dhënë një mesazh uniteti dhe bashkimi kombëtar.”
Në mesazhin e tij, kryeministri Kurti ka përmendur gjithashtu edhe rëndësinë e familjes Jashari, simbol i sakrificës për lirinë e Kosovës: “Rroftë familja Jashari! Rroftë Skënderaj! Rroftë kombi shqiptar!”
Postimi i kryeministrit është pritur me shumë reagime në rrjetet sociale, ku qytetarët kanë shprehur mbështetjen dhe vlerësimin e tyre për këtë mesazh që nderon historinë dhe traditat e Drenicës dhe gjithë Kosovës.

