Telenews

Kurti për abetaren e përbashkët me Shqipërinë: Populli e di që bashkimi është i domosdoshëm

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se populli shqiptar e di që bashkimi është i domosdoshëm, duke iu referuar përurimit të abetares së përbashkët me Shqipërinë.

Ai në ceremoninë e përurimit shtoi se fati i shkollës shqipe është i njëjtë me atë të popullit shqiptar, duke shtuar se brezi i ri po e fillon rrugën e dijes me një abetare.

Kurti pohoi Qeveria po punon në mbështetje të shqiptarëve kudo që janë.

“Populli ynë e di se bashkimi është i domosdoshëm. Jemi ne që duhet ta jetësojmë idenë e bashkimit me aktivitete si këto”.

“Fati i shkollës shqipe ka qenë i njëjtë me atë të kombit tonë. Kombin tonë e përbashkon edhe kjo abetare. Një brez i ri shqiptar po fillon rrugën e dijes me një abetare”.

“Dihet kujtuar puna dhe sakrifica e të gjithë kontribuuesve që e ruajtën gjuhën tonë shqipe. Së bashku me institucionet e Shqipërisë kemi përgatitur këtë abetare”, tha ai.

“Qeveria jonë po punon në mbështetje të shqiptarëve kudo që janë.  Vetëm bashkë krahë për krahë mund t’i shtyjmë përpara interesat tona për përparim në çdo fushë”.

Të ngajshme

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj

Videoklipi i Don Xhonit, jep dorëheqjen drejtori i “Makedoniumit”: Ndjej përgjegjësi morale, ishte lëshim i paqëllimshëm

Rrezarta Ramaj

Gjermani: Besimi ndaj shtetit në nivelin më të ulët

Rrezarta Ramaj