Telenews

Kurti për Grenellin: Ka qëndrim të hapur kundër meje që nga viti 2020, kritikat s’nisën në fushatë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Table Briefings” është pyetur për kritikat e hapura të emisarit amerikan, Richard Grenell.

Kurti ka thënë se Grenell ka qenë shumë i qartë në qëndrimin e tij kundër, që nga viti 2020 dhe se kritikat e tij s’kanë nisur në fushatë zgjedhore. Megjithatë Kurti ka shtuar se Kosova e ka aleatë Amerikën dhe e konsideron si shtet mik të veçantë.

“I dërguari special Grenell ka qenë shumë i qartë kundër meje që nga viti 2020. Kjo nuk filloi gjatë fushatës zgjedhore. Megjithatë, ne i konsiderojmë Shtetet e Bashkuara si aleatin tonë të domosdoshëm dhe mik të veçantë”, ka thënë Kurti.

Ndërsa duke folur për marrëveshjen e arritur në vitin 2023, Kurti ka thënë se tashmë ka kërkuar nga Serbia që të nënshkruajë atë dhe që Bërnabiq ta tërheq letrën e dhjetorit nga Brukseli në të cilën ajo deklaron se s’e pranon integritetin territorial të Kosovës.

Gjithashtu Kurti ka përmendur kërkesën për ekstradim në Kosovë të Milan Radojicic.

Lidhur me Asociaiconin, Kurti ka thënë se “Serbia mund të dëshirojë diçka si Republika Srpska në Kosovë. Por kjo nuk është as e pranueshme dhe as e mundur”.

Të ngajshme

Aksion i Policisë në veri, cak Qendra për Punë Sociale që ‘kërcënonte’ qytetarët për të votuar

KushtrimGuraj

Vjen reagimi i parë nga NISMA, pasi Limaj tha se s’ka vija të kuqe me VV-në: Është keqkuptu dhe keqinterpretu

KushtrimGuraj

Aksion i policisë në veri – mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Valjeta Turkaj