Telenews

Kurti për Hetemin: Çdo ditë merr kërkesa për të dalë nga zyrja, e falënderoj për qëndresën e tij!

Kryeministri Albin Kurti thotë se kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyres së tij.

“Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës”.

Siç shkruan Kurti, Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998).

Kurti falënderon Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj.

 

Të ngajshme

Nëna Rukë tregon se si ju “flet” djemve të saj dëshmorë: “O moj nanë, po diell i mirë ju paska ra”

Rrezarta Ramaj

KFOR-i rrit gatishmërinë, zhvillon marshime sfiduese në terrenet malore të Kosovës

Rrezarta Ramaj

OVL e UÇK-së i ka disa fjalë për Epopenë e Dukagjinit

Rrezarta Ramaj