Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pas vërtetimit të pjesëmarrjes së Millan Radojiçiqit në sulmin e së dielës ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, është “jetike” pluralizmi politik te serbët.
Ai ka thënë se përfshirja e nënkryetarit të Listës Serbe në këtë sulm terrorist, vërteton edhe një gjë që “meriton vëmendjen e të gjithëve”.
Sipas tij, nuk ka demokraci dhe liri pa pluralizëm.
“Pas dokumentimit të pjesëmarrjes së nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojciq, është vërtetuar një gjë që meriton vëmendjen e të gjithëve, rëndësia jetike e ringjalljes së pluralizmit politik të serbëve në Kosovë. Nuk ka demokraci e liri pa pluralizëm, serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga tutelat e Serbisë”, tha ai.

