Telenews

KURTI PRANON TRE KËRKESA NGA AKK DHE OEK (DOKUMENT)

Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës ia kanë dorëzuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit tre kërkesa.
Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi e konfirmoi se këto kërkesa janë dërguar gjatë ditës së djeshme.
Ky asociacion bëri të ditur se janë tre pika që kanë të bëjnë në fushën e prokurimit publik dhe kontratave në projektet e investimeve kapitale.
Këto janë kërkesat e tyre:
1.Të plotësohet dhe funksionalizohet Bordi i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
2.Të anulohet procedurat për të gjitha aktivitetet e prokurimit që janë në kontekste dhe të kthehen në ritenderim për shkak të ngritjes së çmimeve.
3.Të gjendet mundësia e rishikimit të kontratave aktuale dhe ndryshimit të çmimit të tyre konfrom ngritjes së çmimeve në lëndën e parë për projektet në investimet kapitale (ose edhe sipas indeksimit të sektorëve bazuar në të dhënat e Agjencionit të Statistikave të Kosovës).
“Kjo situatë mund të detyroj operatorët ekonomik që të tërhiqen nga marrëdhëniet kontraktuale e që për pasojë do të shkaktoj konfiskimin e sigurimit të kontratës dhe futjen në listë të zezë të operatorëve që në aspektin zinxhiror do të ketë pasoja në ekonomitë biznesore dhe të punësuarit e tyre “, thuhet ndër të tjera në kërkesën e nënshkruar nga Kryetari i AKK-së, Agim Aliu dhe Kryetari i OEK-së, Berat Rukiqi.

Të ngajshme

Pse Kurti nuk gjendet në studiot e Klan Kosova? Kjo është arsyeja sipas gazetarit Buzhala

Miftar Zejnullahu

Gjermani: Kryhet një operacion i rrallë në zemër tek një 15-vjeçare nga Kosova

Miftar Zejnullahu

A po rrezikohet mandati i Osmanit nga votat egjiptiane?

Miftar Zejnullahu