Telenews

Kurti pret në takim deputetin shqiptar në Suedi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim deputetin shqiptar të parlamentit suedez, Adnan Dibranin dhe Arbër Gashin, aktualisht i përfshirë në qeverisje lokale në Suedi dhe i cili është në pritje të bëhet deputet në parlamentin suedez, në rast të zgjedhjes së Adnan Dibranit në Parlamentin Evropian.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, ata po shoqëroheshin edhe nga ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Bashkëpunimi me diasporën, roli i tyre dhe ndërlidhja me vendin, si edhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, ishin temat qendrore të takimit.

“Pas suksesit në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci, me 16 prill, aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do t’i nënshtrohet votës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kryeministri Kurti falënderoi Suedinë për mbështetjen e vazhdueshme dhe deputetët suedezë për angazhimin e tyre në kandidaturën e Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme. Adnan Dibrani është njëri nga deputetët, që përfaqëson Suedinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për zgjedhjet evropiane, që do të mbahen në qershor të këtij viti dhe për rëndësinë e pjesëmarrjes sa më të madhe të diasporës shqiptare në këto të zgjedhje.

Sipas njoftimit, deputeti Dibrani dhe Gashi u shprehën mirënjohës për mikpritjen dhe takimin dhe shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim edhe më të ngushtë përgjatë procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, por jo vetëm.

source

Të ngajshme

Shqipëria pritet të përjetojë temperatura deri në 40 gradë

Yllka Gashi

Ligj i ri në Mal të Zi: Gratë me cikël menstrual të dhimbshëm, përfitojnë dy ditë pushim çdo muaj

Yllka Gashi

Shpallje e pavlefshme – Certifikatë e humbur

Rrezarta Ramaj