Telenews

Kurti pritet nga guvernatori i Massachusetts, flasin për mundësitë e investimeve në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Massachusetts, Boston, është pritur në takim nga guvernatori i këtij shteti, Charles Baker.
Kurti e Baker diskutuan mbi avancimin e parimeve demokratike, për mënyrat e bashkëpunimit ekonomik, mbrojtje e siguri.
I pari i qeverisë foli edhe për mundësitë për investime në Kosovë, teksa përmendi edhe Gjykatën Komerciale e cila është në themelim e sipër, ofrojnë sipas tij, mjedis të favorshëm për investime dhe të të bërit biznes në Kosovë.
“Duke folur për mundësitë për investime në Kosovë, kryeministri Kurti tha se rinia e talentuar, rritja ekonomike, e eksporteve dhe e të hyrave tatimore, borxhi i ulët publik, me më pak se 30 për qind të Bruto Produktit Vendor, trajtimi ndaj investitorëve të huaj dhe Gjykata Komerciale në themelim e sipër, ofrojnë mjedis të favorshëm për investime dhe të të bërit biznes në Kosovë”.
“Ai theksoi klimën tërheqëse për investime, veçanërisht në sektorin e teknologjisë së informacionit. Mbi 650 kompani të këtij sektori, 70% e të cilave eksportojnë shërbime kryesisht në ShBA dhe BE, tregojnë potencialin e madh dhe të dëshmuar të këtij sektori në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
Tutje, Kurti tha se si arsye të qëndrueshme për investime në Kosovë janë edhe pozita gjeografike e kulturore, popullata e re, kreative dhe e talentuar, njohja e mirë e gjuhës angleze, shtrirja e gjerë të rrjetit të internetit, politika stabile fiskale e infrastruktura moderne të transportit.

Të ngajshme

Zjarri në Tiranë, Rama: Banorët e prekur do mbështeten me bonus qiraje

Valjeta Turkaj

Nga 72 vende pune të inspektuara, në 34 ndalohen punimet

Valjeta Turkaj

Shpërthim i fuqishëm në një nënkalim në Gjermani, vdes një person – lëndohen disa të tjerë

Valjeta Turkaj