Telenews

Kurti publikon logon e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka publikuar logon zyrtare në nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Kurti është shprehur se frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat janë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet e Kosovës, për të cilat tha se vijnë të rifreskuara me dizajn modern.

“Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenare e vigjilente, që është e ngulitur thellë në historinë e identitetin tonë kombëtar”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj