Telenews

Kurti sot në vizitë te familja e homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për aktivitet që janë organizuar për shënimin e njëvjetorit të rënies së heroit Afrim Bunjaku, nën patronatin e Kryeministrit Albin Kurti.

Sot në orën 09:00, Kurti do të shkojë për vizitë tek familja e heroit Afrim Bunjaku. Më pas do të bëjë homazhe tek varri i tij, ku do të bëhet vendosje e kurorave me lule dhe përurimi i rregullit të pllakës dhe varrit të heroit, shkruan Reporteri.net.

Nga ora 15:00, do të mbahet Akademia Përkujtimore në sallën e Kuqe, tek Pallati i Rinisë në Prishtinë.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë para gati dy javësh ndaj 45 personave, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë. I akuzuari kryesor është kryeterroristi Milan Radojçiq.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë tentuar shkëputjen e pjesës veriore të territorit të Republikës së Kosovës, me qëllim që t’ia bashkojnë këtë territor Republikës së Serbisë. Gjatë këtij veprimi, si rezultat i dhunës së përdorur, ka humbur jetën zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe popullatës civile.

Të ngajshme

Startech24.com – Teknologjia dhe produktet që ju duhen, vetëm një klikim larg

Rrezarta Ramaj

Hamza: Nuk dorëzohemi, angazhohemi për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së

Rrezarta Ramaj

Familjarët të pakënaqur me dënimin prej 10 vjetësh ndaj Gjokoviqit: Ku është drejtësia?

Rrezarta Ramaj