Telenews

Kurti: Spanja duhet dhe do ta njohë Kosovën, siç ka thënë edhe Kadare

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Bruksel ka dhënë një intervistë për gazetën prestigjioze spanjolle “El Pais” ku ka folur për raportet në mes të Madridit dhe Prishtinës zyrtare.

Kurti ka thënë që Spanja duhet dhe do ta njohë Kosovën si shtet. Kur e ka thënë një gjë të tillë, Kurti ka cituar edhe shkrimtarin e famshëm shqiptar, Ismail Kadare, i cili kishte thënë se “Spanja s’duhet krahasuar kurrë me Serbinë, sepse Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë”.

Kreu i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka folur edhe për agresionin rus dhe përpjekjen e Moskës për të rritur destabilizimin në kufijtë e Bashkimit Evropian.

“Rusia bën presion për të rritur jostabilitetin në kufijtë e BE-së”, ka thënë Kurti për EL Pais.

Të ngajshme

Ngjarje e datës 11 gusht

Rrezarta Ramaj

Pushime të paharrueshme në Adriatik: 5 ditë All Inclusive për 520 euro

Rrezarta Ramaj

Sekuestrohen armë e municion në Pejë, Istog e Junik, tre persona arrestohen pas të shtënave në ahengje

Yllka Gashi