Telenews

Kurti takohet me Bashën, e njofton se do ta dërgojnë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë tek Presidentja

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka njoftuar se sot ka pritur në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Në këtë takim, Kurti ka treguar se kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Arbërie Nagavci, do ta çojë emrin e mandatarit për krijimin e Qeverisë tek presidentja e vendit, sipas procedurës ligjore.

Basha ka shkruar se Kurti në këtë takim i ka dhuruar edhe një pikturë të realizuar nga Rexhep Selimi në Hagë.

“Me Kryeministrin Kurti nënvizuam edhe nevojën për të proceduar drejt votimit të institucioneve të reja që derivojnë nga Kuvendi i Kosovës. Me këtë rast, Kryeministri më njoftoi se, si Kryetar i partisë më të madhe në vend, Kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! si subjekt fitues i zgjedhjeve, znj. Arbërie Nagavci, do ta dërgojë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë tek Presidentja e vendit, sipas procedurës ligjore”, ka shkruar Basha.

Postimi i plotë:

 

Të ngajshme

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj vëllait të Xhafer Tahirit, avokatit Ahmet Tahiri

Erzana Fazliu

Pas tubimit përmbyllës, Tahiri shpreh mirënjohje për përkrahjen

KushtrimGuraj

Sami Lushtaku mbyll fushatën me mbështetje madhështore në Skenderaj

KushtrimGuraj