Telenews

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj vëllait të Xhafer Tahirit, avokatit Ahmet Tahiri

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj avokatit nga Vushtrria, Ahmet Tahiri, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka keqpërdorur autorizimet e tij në përfaqësimin e një biznesi në një procedurë shpronësimi.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjitshëm pas një pune hetimore ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.T., pasi që ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti me dashje i ka keqpërdor autorizimet e tij, në cilësinë e avokatit, me qëllim që vetes ti sjell dobi pasurore të kundërligjshme në dëm të pasurisë së të dëmtuarit “U.” SH.P.K me pronar Xh.K, ashtu që duke përfaqësuar interesat pasurore të së njëjtit, pas një marrëveshjeje gojore me të dëmtuarin lidhur me shpërblimin për përfaqësim në procedurën e rritjes së vlerës së shpronësimit, përfiton kundërligjshëm një shumë të caktuar të hollash nga kompensimi i ndarë për të dëmtuarin nga ministria përkatëse, duke mos respektuar marrëveshjen fillestare, me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëm material në shkallë të madhe”, ka thënë Prokuroria.

Sic merr vesh gazeta, biznesi në fjalë që përfaqësohej nga Ahmet Tahiri, u dëmtua me shumë rreth 300 mijë euro pasi, sic kërkon ligji, paratë e shpronësimit iu transferuan avokatit me qëllimin që ai t’ia bartte klientit të tij, por Ahmet Tahiri dyshohet se nuk e bëri këtë gjë.

Pra, Ministria ia kompensoi shpronësimin me shumën 300 mijë euro, ndërkaq avokati i ndali të gjitha paratë, e jo sic ishin marrë vesh gojarisht me klientin që ta ndalet një përqindje e pjesën tjetër t’ia barte klientit, biznesit Union SH.P.K,  me pronar Xhabir Kajtazi.

 

 

Të ngajshme

​Nëntë libra që duhet të lexohen së paku një herë në jetë sipas Elon Musk

Yllka Gashi

Fermin Lopez ia liron numrin Rodrit, zbulohet nga faqja e La Ligas

Yllka Gashi

Sulm kibernetik, Ueb-faqja “Konsumatori” bie jashtë funksionit

Yllka Gashi