Telenews

Vdes Egzon Bytyqi, i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë –

Egzon Bytyqi, i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë në fshatin Kërvasar të Malishevës, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Pacienti të cilit i referoheni nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e pasdites”, deklaroi Uka për Sinjalin.

Bytyqi po trajtohej në gjendje të rëndë në QKUK, pasi dyshohet se kishte plagosur veten me armë zjarri pas vrasjes së bashkëshortes.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 23 gusht, rreth orës 23:20, në fshatin Kërvasar të Malishevës. Policia e kishte gjetur çiftin të plagosur me armë zjarri në dhomën e gjumit të shtëpisë së tyre.

Bashkëshortja e tij, 25-vjeçare dhe shtatzënë në javën e 34-të, ndërroi jetë në QKUK pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta shpëtuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë kishte bërë të ditur se Bytyqi po trajtohej si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes. Rasti ishte iniciuar për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të ngajshme

Shefi i UNMIK-ut kërkon veprime urgjente kundër dhunës ndaj grave –

KushtrimGuraj

Komandanti i MSU-së viziton pjesëtarët e KFOR-it në Mitrovicë –

KushtrimGuraj

OSBE-ja i kërkon KGJK-së plotësimin e shpejtë të pozitave të lira pas lirimit të gjyqtarëve serbë –

KushtrimGuraj