Telenews

Kurti takoi Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, bisedojnë për mardhëniet Kosovë- Mali i Zi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Greqi ku po merre pjesë në një organizim me temën “Implikimet e luftës në Ukrainë: Momentum i ri për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor? Mundësitë dhe skenarët”.

Gjatë kësaj vizite, Kurti ka zhvilluar takim edhe me Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq.

Sipas njoftimi, është bërë e ditur se temë e diskutimi ka qenë marrëdhënia midis Kosovës dhe Malit të Zi.

U bisedua për zhvillimet e fundit në Republikën e Malit të Zi, si dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, të bazuara në fqinjësi të mirë dhe vlerësim të ndërsjellë. Në takim u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi në shumë fusha”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim po ashtu, u diskutua për ndikimin e Federatës Ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe rrezikun që ky ndikim paraqet për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Të ngajshme

Shfrytëzoni ofertat në AL Trade Market deri më 31 gusht 2026

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Yllka Gashi

Haradinaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Mbretit Harald V të Norvegjisë

Yllka Gashi