Telenews

Kurti takon fëmijët me Sindromën Down, zotohet se nuk do t’i lënë vetëm

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Down, Kryeministri  Albin Kurti ka pritur në takim drejtoreshën ekzekutive të Shoqatës “Down Syndrome Kosova”, Sabahate Hajdini-Beqiri, së bashku me bashkëpunëtorë, prindër e fëmijë të shoqatës.
Kryeministri e përgëzoi Hajdini-Beqirin dhe bashkëpunëtorët për angazhimin dhe përkushtimin për të ndihmuar këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë. Ai ritheksoi zotimin e Qeverisë dhe të institucionevetë Kosovës se nuk do t’i lënë vetëm në përpjekjet për tejkalimin e paragjykimeve dhe ofrimin e ndihmës e trajtimit dinjitoz për fëmijët e prekur nga Sindroma Down.
Hajdini-Beqiri e njoftoi kryeministrin për aktivitetet dhe vështirësitë që i ka shoqata në ofrimin e shërbimeve për fëmijët me Sindromën Down. Ajo tha se shoqata ka të regjistruar mbi 980 persona dhe ka qendrat në Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Prizren. Në këto qendra marrin shërbime 300 fëmijë. Ajo tha se planifikojnë të hapin edhe qendrat në Pejë, Gjakovë e Gjilan.
Në bashkëpunim me Down Syndrome Albania, Hajdini-Beqiri tha se kanë përpiluar Abetaren që u shërben në nxënie të shkronjave fëmijëve me sindromë.
Ajo u shpreh e brengosur me numrin gjithnjë e në rritje të fëmijëve që po lindin me Sindromën Down, që arrin shifrat 35 deri në 40 në vit, dhe kërkoi bashkëpunim edhe më të ngushtë të institucioneve me shoqatën.
Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili foli për fillimin e zbatimit të masës për punësim të personave me nevoja të veçanta, gjë që u mirëprit nga udhëheqësja e shoqatës.
Qeveria e Kosovës e ka shpallur vitin 2022 vit të personave me aftësi të kufizuara dhe ka paraparë veprime dhe aktivitete që synojnë ofrimin dhe përmirësimin e shërbimeve për personat me nevoja të veçanta, siç janë personat me Sindromën Down.

Të ngajshme

Të hënën publikohen rezultatet për studentët e pranuar në konvikte

KushtrimGuraj

Ministra, kryetarë komunash e ambasadorë në Belfast, për të parë Kosovën, kush është atje

KushtrimGuraj

Putini nënshkruan ligjin e radhës: Të huajt që luftojnë për Rusinë mund të marrin nënshtetësinë

KushtrimGuraj