Telenews

Kurti takon homologun maqedonas, diskutuan këto tema të rëndësishme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, zhvilluan një takim bilateral, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Shkup.

Ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve dhe projektet e përbashkëta. Rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të njëra-tjetrës dhe projekti i rrugës Prizren-Tetovë ishin dy prej çështjeve me theks të veçantë.

Në takim u trajtua edhe mundësia e organizimit të një forumi të përbashkët të biznesit.

Të ngajshme

Kosova mban edhe sot stërvitje, gati për ndeshjen ndaj Izraelit

Rrezarta Ramaj

“Jo në emrin tim”, Ilir Shaqiri publikon tekstin e këngës për çlirimtarët (VIDEO)

Rrezarta Ramaj

“Ligjëratat sot mbahen në shesh” – studentët e Fakultetit të Filologjisë solidarizohen me marshin

Rrezarta Ramaj