Telenews

Kurti thotë se ka rrezik për konflikt me Serbinë: Pas Beogradit qëndron Putini

Ka rrezik për një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë, ka vlerësuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një interviste për gazetën italine “La Republica”.

Kjo pasi, sipas kryeministri të Kosovës Serbia e ka mbështetjen e Rusisë, “pas Serbisë është Putini”, ka theksuar kreu i ekzekutivit kosovar.

Por Kurti e vlerëson faktin që NATO ka një kontingjent për sigurinë e Kosovës, pasi sipas tij, pa këtë prani të aleancës veri-atlantike rreziku do ishte tejet më i lartë.

“Rrezikojmë luftë. Pas Serbisë është Putini. Nuk do të thosha se rreziku është shumë i madh, sepse ne kemi edhe një kontingjent të NATO-s këtu, por sigurisht që është i lartë. Ne jemi një demokraci që kemi një autokraci në kufij”, ka thënë Kurti.

Më 31 korrik, në Veriun e Kosovës ka pasur tensione, pak orë para që të hynte në fuqi reciprociteti për dokumente.

Por vendimi qeveritar ishte shtyrë me kërkesë të ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.

Të ngajshme

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj

Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: “Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”

Rrezarta Ramaj