Telenews

Kurti tregon çka nënkupton vetmenaxhimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ftuar sonte në emisionin ‘Debat Plus’ ka shpjeguar termin ‘vetmenaxhim’ i komunitetit serb në Kosovë lidhur me neni 7 të planit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kurti tha se termi vetmenaxhim nuk i referohet komunave, por komunitetit. Ai tha se vetmenaxhimi ka të bëjë me identitetin që kanë banorët, jo me territorin ku banojnë.

“Vetmenaxhimi përket nenit 7 që thotë vetmenaxhim për komunitetin serb, nuk thotë për komunat, nëse vetmenaxhimi do të ishte tek komunat atëherë do të kishte të bënte me vetëqeverisje, mirëpo vetmenaxhimi nuk I referohet serbeve në territorin ku banojnë por, në identitetin që kanë. Pra, komuniteti serb do të ketë vetmenaxhim”, tha Kurti.

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj