Telenews

Kurti: Ua kam thënë pesë emisarëve; dy shtete një komb, jemi me Shqipërinë, jo me Serbinë

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka zbuluar sot para deputetëve se çfarë u ka thënë pesë emisarëve ndërkombëtarë, për planin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç citoi ai, nëse ata mendojnë që të ketë njohje de facto sikur në rastin e dy Gjermanive, ky, e vendos menjëherë veten në rolin e një francezi, sepse potencoi konteksti dhe raportet janë krejtësisht tjera.

”Ua kam thënë pesë emisarëve: E kuptoj idenë e tyre, për njohjen ‘de facto’ midis dy Gjermanive. Por konteksti historik dhe raportet janë krejtësisht të tjera. Unë ua kam thënë në secilin takim atyre: Se nëse janë duke menduar gjermano-gjermane Kosova me Serbinë, unë filloj të ndjehem menjëherë francez”.

”Kjo ka qenë fjala ime: Nëse ju besoni gjermano-gjermane Kosovë-Serbi, unë filloj të ndjehem francez. Sepse dy shtete, një komb, jemi me Shqipërinë, jo me Serbinë”.

”Por, formulimet që merren, legalo-juridike dhe futen në këtë propozim, unë i trajtoj të dekonteksualizuara historikisht. Dhe ata nuk ia kanë vënë titullin mbi bazën e modelit të dy Gjermanive sepse ka edhe gjëra të ndryshme siç dihet”.

Të ngajshme

Paralajmërohet erë e fortë për nesër në Prishtinë, Komuna del me udhëzime për qytetarët

Erzana Fazliu

Kryeziu reagon pas arrestimit të komisionerëve: Përveç prokurorisë, të gjendet një gjyqtar me integritet

KushtrimGuraj

Pak shpresë, por BE-ja pret që “komisioni të kontribuojë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve”

KushtrimGuraj