Telenews

KURTI: VUÇIQ DHE DODIK PO RREZIKOJNË PAQEN NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Ai përmes një postimi në Facebook, ku Vuçiqin e quan “Putin të vogël”, tha se paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor kurrë nuk ka qenë më e kërcënuar.
“Në këtë kohë kur e gjithë bota demokratike është distancuar nga Putini, fqinji ynë verior organizon tubime mbështetëse për Putinin duke i thurur lavde e duke arsyetuar krimet e tij në Ukrainë. Miqtë e tij në Serbi e Republika Srpska synojnë ta joshin Rusinë në Ballkan e për Ballkan. Në Ballkanin Perëndimor, Serbia mbetet vendi i vetëm në Evropë i cili refuzon të sanksionojë Rusinë e siç e pamë këto ditë, madje është edhe e gatshme të braktisë procesin e integrimit në BE vetëm për t’i qëndruar besnik Putinit. Me mikun e Putinit në Republika Srpska të Bosnje Hercegovinës dhe Putinin e vogël të Serbisë, paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor kurrë s’ka qenë më e kërcënuar”, shkroi Kurti.
I pari i Qeverisë potencoi se ata që besojnë se Beogradi po armatoset nga veri-lindja, nuk duhet marrë seriozisht “sepse e ka për konsum të brendshëm e për fushatë elektorale”, në rastin më të mirë janë naiv.
“Ata që besojnë se atë çfarë thotë Beogradi, që vazhdimisht armatoset nga lindja e veri-lindja, nuk duhet ta marrim seriozisht sepse e ka për konsum të brendshëm e për fushatë elektorale, në rastin më të mirë janë naivë. Kështu thoshin edhe për Putinin. Ja që përfundoi fushata elektorale dhe i fitoi zgjedhjet partia-shtet por sanksionet ndaj Rusisë nuk i vendosi. Mund të duket mbivlerësim kur thuhet që në Ukrainë po përcaktohet e ardhmja e botës, por mbase është nënvlerësim nëse thuhet vetëm që aty po mbrohet Evropa dhe demokracia. Fashizmi nuk është i rezervuar për Gjermaninë e Italinë ndërmjet dy luftërave botërore apo Kilin e Pinoçetit para gjysmë shekulli. Secili komb a shtet mund të përfundojë në fashizëm”, ka shkruar Kurti.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani