Telenews

Kusari: Kryeministri me ide të gabuara, le të sigurohet t’i ndalë sulmet ndaj mediave

kusari:-kryeministri-me-ide-te-gabuara,-le-te-sigurohet-t’i-ndale-sulmet-ndaj-mediave

Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, këshillon kryeministrin në largim Albin Kurti që të ndalë sulmet verbale ndaj mediave.

Ajo ka folur edhe për qasjen e Kurtit pas raportit të Reporterëve pa Kufij që shfaqi përkeqësim të lirisë së mediave në Kosovë.

”Ai fliste me votuesit e vetë, është mirë me folë me organizata ndërkombëtare me AGK-në dhe me industrinë e mediave. Mendoj që idetë që i kishte kryeministri janë të gabuara, i kisha jap disa ide të tjera. P.sh., transmetuesin publik duet me lanë rehat politikisht dhe mos me ndiku, buxhetin më të voglin që ja ka jap që janë të mjaftueshme vetëm për rroga duhet me ja jap qysh i takon me ligj jo 8-9 milionë, por 20 milionë që transmetuesi publik me u zhvillu”, tha Kusari.

“Këshillë për kryeministrin që KPM duhet me qenë i lirë, siç thotë edhe Kushtetuta. E jo me u mundu përmes ligjit me kontrollu politikisht ose përmes anëtarëve që unë aktualisht nuk i konsideroj si të pavarur”, tha ajo në T7.

”M’u siguru që sulmet verbale jo veç mos mi ushqy por mi ndal se një fjalë e kryeministri i ndal sulmet ndaj gazetarëve”, tha Kusari.

The post Kusari: Kryeministri me ide të gabuara, le të sigurohet t’i ndalë sulmet ndaj mediave first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Themelorja e Prizrenit për rastin në Suharekë: Rasti ndodhi para se të kalohej kontrolli i sigurisë

Valjeta Turkaj

Podujeva mbetet pa ujë për dy ditë për shkak të punimeve teknike në gypin kryesor

Valjeta Turkaj

Dy projekte madhore për Suharekën: 1.45 milionë euro për zjarrfikësit dhe familjet në nevojë

Erzana Fazliu