Telenews

KUSARI-LILA: INKURAJOJ OPOZITËN QË KOMISIONIN HETIMOR TA DËRGOJË NË GJYKATËN KUSHTETUESE

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se Ligji për hetimin parlamentar nuk lejon formimin e Komisionit Hetimor për Krizën Energjetike. Sipas saj, kryesuesi i Komisionit duhet të zgjidhet nga partitë që nuk janë iniciues të themelimit të komisionit. Për këtë ajo ka kërkuar edhe nga opozita që të kërkojnë interpretimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ajo shtoi se opozita ka marrë edhe dy nënshkrime të Listës Serbe për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për Krizën Energjetike.
“Po sigurohemi për ligjshmëri të një procesi, i cili po tentohet me ndërru rezultatin zgjedhor. Kjo është përbërja politike në Kuvend. Nuk keni vota më shumë, shto këtu faktin që keni mund të kërkoni, sikur të mos kishit kërkuar mbështetje edhe të Listës Serbe, që Lista Serbe ta udhëheq Komisionin Hetimor, se nuk është as pjesë e pushtetit, ose e koalicionit qeverisës as opozitës. Por, ju këtu e keni bllokuar vetën, sipas Ligjit për Komisionin Parlamentar dhe keni marrë edhe nënshkrime të deputetëve të Listës Serbe”, ka deklaruar ajo.
Më pas, ajo tha se këta deputetë nuk janë të etnisë serbe por që njëri i takon Grupit Parlamentar të Listës Serbe, ndërkaq tjetri është i pavarur.
Ajo ka kërkuar nga opozita që në rast se mendojnë që po u shkelet e drejta kushtetuese, të kërkojnë interpretimin e Gjykatë Kushtetuese.
Kusari-Lila: Ju inkurajoj që të ta dërgoni në Gjykatë Kushtetuese

“Ne edhe ju votojmë mocionin, por nuk ka kush e udhëheq. Prapë duhet me u kthy në vendimin e vitit 2018, sipas nënshkrimit të kryetarit të atëhershëm, Kadri Veseli edhe të thuhet se kjo kërkesë i kthehet propozuesit, për arsyeje se nuk ka mundësi ta udhëheq komisionin parlamentar asnjë deputet. Dhe në këtë situatë unë i inkurajoj deputetët e opozitës të gjejnë mekanizma, komisioni funksional për ekonomi, kërkesa për interpelancë, kërkesat për debat parlamentar dhe mekanizma të tjerë dhe pyetje parlamentare të funksionit të Kuvendit. Sepse është evidente dhe e bazuar në ligj që nuk ka hapësirë politike për t’u vendosur sot për Komision Parlamentar. Ashtu siç jeni mësuar të dërgoni vendime në gjykatë, unë ju inkurajoj që nëse mendoni që po ju shkelet një e drejtë kushtetuese unë ju inkurajoj që ta dërgoni në Gjykatë Kushtetuese”, tha ajo.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se këto deklarata janë të papranueshme.
“Argumentet që i dha zonja Kusari, janë të papranueshme. Në vitin 2018, inicimi i komisionit hetimor ka qenë nga dy grupe parlamentare, nga LDK dhe nga LVV. Rrjedhimisht nuk ju ka takuar udhëheqja e këtij komisioni. Sot, iniciues i këtij komisioni hetimor është vetëm PDK-ja. Dhe unë si kryetar i Grupit Parlamentar iu kam kërkuar pothuajse shumicës së deputetëve nënshkrimet dhe as Lista Serbe edhe atyre u kam kërkuar nënshkrimet nuk mi kanë dhënë. Në përjashtim të deputeti që vjen nga komuniteti goran dhe deputeti që vjen nga komuniteti romë. Këta janë deputetët që mi kanë dhënë nënshrkimet për këtë hetim parlamentar. Prandaj, krahasimi me rastin në vitin 2018 te kryesuesi, ku zonja Kusari po e bllokon themelimin e këtij komisioni hetimor është i paqëndrueshëm”, është shprehur ai.
Sipas tij, pushteti po bllokon opozitën, derisa siç tha ai, nuk po kërkon që kryesuesi të mos jetë i PDK-së.
“40 nënshkrime, 40 deputetë janë kategori kushtetuese. Nuk e kemi iniciuar, e kemi iniciuar me gjashtë nënshkrime, na ka dështuar si rezultat i mos votimit tuaj. Sot e kemi caktuar, 40 deputetë e caktojnë, nuk e iniciojnë. Ne kemi iniciuar mocion procedural që ky komision formalisht të propozohet në këtë seancë dhe pastaj komisionit të vazhdojë punën e vet. Vetëm me qëllim që mos të shkojmë edhe një javë, mos ta humbin edhe një javë. Ne si iniciues të këtij komisioni hetimor parlamentar po kërkojmë formalizimin e këtij procesi. Sot, argumentet që dha zonja Kusari janë të papranueshme”, ka shtuar ai.
Ai ka kërkuar votën për themelimin e këtij komisioni hetimor që të hetohet shpenzimi i 100 milionë eurove të Qeverisë së Kosovës për blerjen e energjisë elektrike, e po ashtu edhe hetim për punësimet në KEK.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani