Telenews

Kush e transmeton në TV ndeshjen Kosovë – Rumani, debutimin e Fodës në ndeshje zyrtare

Kosova  debuton në sezonin e ri të UEFA Nations League në shtëpi ndaj Rumanisë. Ndeshja zhvillohet të premten më 6 shtator nga ora 20:45 dhe mund të ndiqet live në RTK, Klan Kosova, si dhe Super Sport Albania.

Ekipi i drejtuar nga Franco Foda, trajneri gjerman që do të debutojë në ndeshje zyrtare në stolin e kombëtares të premten, ka zhvilluar seanca stërvitore të përditshme që prej grumbullimit të hënën.

Seancën e fundit stërvitore para duelit të së premtes, ‘Dardanët’ e zhvilluan të enjten.

Në anën tjetër, edhe përfaqësuesja rumune ka zbarkuar në Prishtinë të mërkurën, dy ditë para ndeshjes.

“Trikolorët” rumunë udhëhiqen nga trajneri i mirënjohur Mircea Lucescu, i cili debuton po ashtu të premten në rikthimin e tij te drejtimi i kombëtares rumune.

Kosova ka një bilanc negativ në duelet e drejtpërdrejta ndaj Rumanisë.

Të dy skuadrat janë takuar vetëm dy herë, vitin e kaluar, në fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024. Ndeshja në Prishtinë përfundoi me rezultat 0-0, ndërsa në Bukuresht, rumunët fituan 2-0 në një duel të tensionuar, vëmendjen e të cilit e morën më shumë ngjarjet e turpshme në tribuna ku u shfaqën thirrje raciste ndaj Kosovës.

Në fillim të kësaj jave, selektori i Kosovës, Franco Foda ka thënë se në ndeshjen e parë kundër Rumanisë, Kosova do të futet në fushë vetëm për fitore.

Ai ka theksuar se forma e mirë e sulmuesve si Muriqi, Zhegrova e Albion Rrahamani e bënë edhe më të lehtë që Kosova të synojë fitore dhe se përzgjedhja për formacionin më të mirë kësaj radhe do të jetë më e vështirë.

Grupi i plotë i futbollistëve për duelet ndaj Rumanisë dhe Qipros:

Të ngajshme

Yamal i bën dy kërkesa të mëdha Barcelonës, kjo do t’i lë të pakënaqur lojtarët tjerë

KushtrimGuraj

Ronaldo përjashton mundësinë që të bëhet trajner pas pensionimit nga futbolli

KushtrimGuraj

Real Madridi pas talentit holandez, Kees Smit në radar

Valjeta Turkaj