Telenews

Kush janë 48 pengjet që ende mbahen në Gaza?

kush-jane-48-pengjet-qe-ende-mbahen-ne-gaza?

Një marrëveshje armëpushimi ka hyrë në fuqi në Gaza, dhe sipas saj pritet që Hamasi të lirojë 48 pengjet izraelite dhe të huaja që ende mban pas dy vitesh lufte. Nga këta, 20 besohet se janë ende gjallë, shkruan BBC.

Të gjithë përveç njërit prej tyre u rrëmbyen më 7 tetor 2023 gjatë sulmit të Hamasit në Izraelin jugor, ku u vranë rreth 1 mijë e 200 persona. Si përgjigje, Izraeli nisi një fushatë ushtarake në Gaza, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, kanë humbur jetën mbi 67 mijë persona.

Nga Kibbutz Nir Oz:

Ariel Cunio (28 vjeç) – Rrëmbyer më 7 tetor, partnerja e tij u lirua në janar 2025.

David Cunio (35 vjeç) – Vëllai i Ariel-it, gruaja dhe binjakët e tij 3-vjeçarë u liruan në nëntor 2023. Informacionet e fundit thonë se ai është ende gjallë.

Matan Zangauker (25 vjeç) – U rrëmbye me partneren, e cila u lirua në nëntor 2023. U shfaq në një video në dhjetor 2024, duke përshkruar kushtet e vështira të mbajtjes.

Eitan Horn (38 vjeç) – Me shtetësi izraelite-argjentinase, vëllai i tij Yair u lirua në shkurt 2025.

Ronen Engel (54 vjeç) – Gruaja dhe vajzat e tij u liruan në nëntor 2023, por më vonë u konfirmua se Ronen-i ishte vrarë në robëri.

Ushtarakë të rrëmbyer nga Hamasi:

Matan Angrest (22 vjeç) – Ushtar i IDF-së, u tërhoq pa ndjenja nga një tank më 7 tetor. Vuan nga astma dhe plagë të patrajtuara.

Nimrod Cohen (21 vjeç) – Ushtar i IDF-së, i rrëmbyer gjatë sulmit. Familja mori konfirmim në shkurt të vitit 2025 që është ende gjallë, në gjendje të rënduar.

Tamir Nimrodi (20 vjeç) – Oficer edukimi i IDF-së në Erez. U pa për herë të fundit në një video i rrëmbyer. Nuk ka asnjë sinjal jete.

Omer Neutra (21 vjeç) – Ushtar izraelito-amerikan, u vra më 7 tetor, trupi i tij mbahet në Gaza.

Daniel Peretz (22 vjeç) – Kapiten në IDF, nga Afrika e Jugut, i vrarë më 7 tetor. Trupi mbahet në Gaza.

Asaf Hamami (41 vjeç) – Kolonel në IDF, u vra pranë Kibbutz Nirim. Trupi mbahet në Gaza.

Nga Festivali Nova:

Guy Gilboa-Dalal (24 vjeç) – Rrëmbyer gjatë festivalit me vëllain, i cili i shpëtoi sulmit. U pa në një video në Gaza në gusht 2025.

Alon Ohel (24 vjeç) – Me shtetësi izraelite, gjermane dhe serbe. U rrëmbye nga Nova, u shfaq në video në gusht 2025 me Guy-n. Familja tha se ai ka humbur shikimin në një sy.

Yosef-Chaim Ohana (25 vjeç) dhe Elkana Bohbot (36 vjeç) – Të dy të rrëmbyer në festival. U shfaqën në video në maj 2025, Elkana në kushte të rënda shëndetësore.

Avinatan Or (32 vjeç) – I rrëmbyer me partneren e tij Noa Argamani (e shpëtuar në qershor 2024). Familja mori një shenjë jete në mars 2025.

Eitan Mor (25 vjeç) – Roje sigurie në festival. Ndihmoi shumë njerëz përpara se të rrëmbehej. U përshkrua si “zëdhënës i pengjeve” nga një i liruar.

Maxim Herkin (37 vjeç) dhe Bar Kupershtein (23 vjeç) – Të dy u panë në video në prill 2025. Maxim u shfaq me plagë të fashuara.

Segev Kalfon (27 vjeç) – U rrëmbye duke ikur nga festivali. I liruar në shkurt të vitit 2025, i përshkroi kushtet si “të tmerrshme” në tunelin ku mbahej.

Evyatar David (24 vjeç) – U rrëmbye gjatë festivalit. Në gusht 2025 u publikua video ku dukej i dobësuar skajshëm, duke shkaktuar reagime të forta.

Rom Braslabski (21 vjeç) – Punonjës i sigurisë në festival. Në një video të publikuar në gusht 2025, ai shfaqet në agoni dhe thotë se është në prag të vdekjes.

Të tjerë të rrëmbyer:

Omri Miran (48 vjeç) – U rrëmbye nga shtëpia e tij në Nahal Oz. Në prill 2025, Hamasi publikoi video ku ai shënon ditëlindjen në robëri.

Bipin Joshi (24 vjeç) – Student nga Nepali, rrëmbyer nga Kibbutz Alumim. U pa për herë të parë në një video në nëntor 2023.

Inbar Hayman (27 vjeç) – Rrëmbyer nga festivali Nova, u vra nga Hamasi në robëri. Ajo ishte gruaja e fundit e mbetur peng.

Pengje të vrarë dhe trupat e mbajtura në Gaza:

Tamir Adar (38 vjeç), Sonthaya Akrasri (30 vjeç), Muhammad al-Atarash (39 vjeç), Sahar Baruch (24 vjeç), Uriel Baruch (35 vjeç), Itay Chen (19 vjeç), Amiram Cooper (85 vjeç), Oz Daniel (19 vjeç), Meny Godard (73 vjeç), Ran Gvili (24 vjeç), Tal Haimi (41 vjeç), Guy Illouz (26 vjeç), Eitan Levi (53 vjeç), Eliyahu Margalit (75 vjeç), Joshua Mollel (21 vjeç), Dror Or (48 vjeç), Suthisak Rintalak (43 vjeç), Lior Rudaeff (61 vjeç), Yossi Sharabi (53 vjeç), Arie Zalmanowicz (85 vjeç) – Të gjithë janë konfirmuar të vrarë, trupat e tyre mbahen në Gaza.

Peng i mbajtur që nga viti 2014:

Hadar Goldin (23 vjeç) – Ushtar i IDF-së u vra në Gaza gjatë luftës së vitit 2014. Trupi i tij mbahet nga Hamasi prej më shumë se një dekade.

Të ngajshme

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj vëllait të Xhafer Tahirit, avokatit Ahmet Tahiri

Erzana Fazliu

Pas tubimit përmbyllës, Tahiri shpreh mirënjohje për përkrahjen

KushtrimGuraj

Sami Lushtaku mbyll fushatën me mbështetje madhështore në Skenderaj

KushtrimGuraj