Telenews

Kush janë kandidatët më të votuar në Kosovë pas numërimit të mbi 92% të votave?

Janë numëruar 92.11 për qind e votave nga zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Sipas rezultateve të deritanishme, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 221,647 vota, duke lënë pas Glauk Konjufcën me 174,008 vota dhe Albulena Haxhiun me 101,510 vota.

Në Partinë Demokratike të Kosovës, më i votuari deri tani është Bedri Hamza me 108,358 vota, i ndjekur nga Përparim Gruda me 66,136 vota dhe Arian Tahiri me 57,588 vota.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, kryeson Vjosa Osmani Sadriu me 73,651 vota, pasuar nga Lumir Abdixhiku me 66,949 vota dhe Doarsa Kica-Xhelili me 52,434 vota.

Ndërsa në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, më së shumti vota ka marrë Ardian Gjini me 38,400 vota, duke lënë pas Ramush Haradinaj me 34,523 vota dhe Daut Haradinaj me 26,009 vota.

Të ngajshme

FSK-ja largon 91 predha me rreth 819 kilogramë lëndë shpërthyese në Shtitaricë të Vushtrrisë

KushtrimGuraj

Kurti për gazetën austriake: Po presim rezultatin përfundimtar, do të hyjmë në bisedime me partitë tjera

KushtrimGuraj

Numërohen 90% e votave të kandidatëve

Rrezarta Ramaj