Telenews

Kuvendi i ri i Kosovës, ky është numri i deputetëve që kanë marrë secila parti

KQZ ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Pasi kreu i KQZ-së ka lexuar përqindjet e partive, ai ka treguar edhe për atë se si do të ndahen ulëset në Kuvendin e Kosovës.

Radoniqi ka thënë se LVV do të ketë 48 deputetë në Kuvend, PDK e dyta me 24 deputetë, LDK e treta me 20 deputetë, Lista Serbe do t’i ketë 9 ulëse në Kuvend dhe AAK do të ketë 8 deputetë dhe paritë e tjera të gjitha me nga 1 deputet.

LDK me Lumir Abdixhikun ka marrë gjithsejtë 171 mijë e 357 vota apo 18.27 %.

AAK-NISMA ka marrë 66 mijë e 256 vota apo 7.06 % dhe Lista Serbe ka marrë 39 mijë e 915 vota apo 4.26 %.

Të ngajshme

Çfarë i tha në vesh Neda – Rozanës sonte?

Erzana Fazliu

Azemi për rritjen e çmimit të rrymës: Abuzim me durimin e qytetarëve

Erzana Fazliu

“Në kontratë vetëm me qytetarin”- Haradinaj reagon pas rezultateve përfundimtare

Erzana Fazliu