Klubi i Volejbollit “Fushë Kosova” mbajti me sukses Kuvendin e Rregullt të Punës dhe atë Zgjedhor, në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-277 për Sport dhe Ligjin Nr. 06/L-043 për Lirinë e Shoqërisë Civile. Gjatë punimeve të Kuvendit, delegatët diskutuan dhe miratuan raportin e punës dhe raportin financiar për periudhën e kaluar, si dhe analizuan arritjet dhe sfidat me të cilat është përballur klubi në aktivitetet e tij.
Në saje të punës së palodhshme dhe rezultateve të arritura, kryetarit aktual i besua një mandat i ri, ndërsa u zgjodhën edhe organet e reja drejtuese të klubit, duke siguruar vazhdimësinë dhe zhvillimin e organizimit të brendshëm. Po ashtu, gjatë Kuvendit u harmonizua Statuti i klubit sipas legjislacionit në fuqi, duke garantuar funksionim të qartë dhe të strukturuar të aktiviteteve të Klubit.
Klubi i Volejbollit “Fushë Kosova” riktheu angazhimin e tij për të vazhduar sukseset historike dhe për të arritur objektiva të reja gjatë këtij mandati, duke qëndruar jo vetëm si klubi më i mirë i qytetit, por edhe si një nga klubet me traditë dhe vizion të qartë në zhvillimin e volejbollit në Kosovë.
Delegatët dhe anëtarët e rinj të organeve udhëheqëse u urohen suksese në përmbushjen e objektivave të vendosura dhe angazhimit për avancimin e klubit në arenën sportive lokale dhe kombëtare.