Telenews

Kuvendi sot vazhdon me seancë plenare, presidentja Osmani u adresohet deputetëve

 

 

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot në dy seanca plenare, raporton Gazeta Telenews.

Në seancën e parë që pritet të nis në orën 11:00, në rend dite është adresimi i presidentes së vendit, Vjosa Osmani Sadriu, e cila do t’u drejtohet deputetëve.

Ndërsa në orën 12:30 do të vazhdojë seanca plenare me pikat e papërfudnuara nga seanca e mbajtur më 3 dhe 9 nëntor.

Në rend dite janë një sërë pikash për diskutim.

Rendi i ditës

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 3 dhe 9 nëntor 2023:

5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,
11. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje,
12. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 dhe 30 nëntor 2023:

15. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,
16.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,
17.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,
18.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,
19.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,
20.    Votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
21.    Votimi i rekomandimit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për shkarkimin e z. Agron Beka nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës,
22.    Shqyrtimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,
23.    Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë,
24.    Propozimi i grupeve parlamentare për emërimin dhe zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës,
25.    Emërimi i Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës,
26.    Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
27.    Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

  III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 nëntor 2023:

3.    Votimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
4.    Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
5.    Votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,
6.    Votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,
7.    Votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”,
8.    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-238 për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës,
9.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-245 për Artin dhe Kulturën,
10.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri,
11.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendror të Republikës së Kosovës, për vitin 2022.

Të ngajshme

Vdes një këmbësor pasi u godit nga vetura në Bresje të Fushë Kosovës

Rrezarta Ramaj

Lajmet për ndarje nga Mirlind Daku, Vesa Vllasaliu tregon se çka ndodhi

Rrezarta Ramaj

Shpërthen Instagrami, Alba provokon me fustan transparent

Rrezarta Ramaj