Telenews

Kuvendi të enjten zhvillon seancë, diskutohet për Raportin e Komisionit Europian

 

 

Kryesia e Kuvendit ka vendos që të enjten në seancë të Kuvendit të dikutohet për Raportin i Komisionit Evropian.

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka theksuar se të enjten do të diskutohet për Raportin i Komisionit Evropian, për vendin për vitin 2023.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka deklaruar se për shkak të përmbushjes së agjendës evropiane është me rëndësi që të diskutohen të gjeturat.

“Sot u vendos që ditën e enjte të mbahet seancë, ndërsa ne si GP kërkuam që të enjten të diskutohet Raporti i Progresit. Mendoj që diskutimi është e rëndësishme dhe të japim kontributin tonë si parti politike të që lidhen me reformën evropiane. Ju e dini që ky Raport ka gjetur një sërë gjetjesh në shumë fusha dhe mendoj që është e rëndësishme që të diskutohen këto gjetjesh”, ka theksuar Tahir.

Edhe dhefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se me kërkesë të partive opozitare, të enjten do të diskutohet për Raportin e Komisionit Evropian (KE).

Sipas tij, është e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të ketë mendim rreth gjetjeve nga ky raport.

“E dini që të enjten mbahet seancë dhe ne si opozitë kërkuam që të diskutohet për Taportin e Progresit dhe si AAK kërkojmë të ketë një pozicion të Parlamentit karshi këtyre masave të Bashkimit Evropian. Si AAK jemi në proces të amandementitmit për buxhetin e vitit 2024 e ku mungojnë shumë amendamente që do të trajtojnë probleme të qytetarëve”, ka deklaruar Tahiri.

Të ngajshme

Thanë se po shkojnë këmbë në Beograd në tubimin e Vuçiqit, serbët nga Kosova kapen duke hipur nëpër autobusë

Valjeta Turkaj

Deklarohen nga ‘Termokos’, tregojnë pse është ndërprerë furnizimi me ngrohje në Prishtinë

Valjeta Turkaj

Skandaloze: Prokuroria e Hagës e quan Kosovën “Kosova dhe Metohija”, publikohet dokumenti

Valjeta Turkaj