Telenews

KVF Fushë Kosova fiton çmimin ”Klubi më i mirë i qytetit” për vitin 2022

Në përmbyllje të vitit 2022, në një ceremoni të mirë organizuar, Komuna e Fushë Kosovës ka shpërblyer më të dalluarit nga komuniteti i sportit, artit dhe kulturës.

Si klubi i vetëm nga sportet kolektive që garon në rangun më të lartë të garave, Superligën e Kosovës në Volejboll si dhe për shkak të rezultatave në vazhdimësi, klubi i vashave KV Fushë Kosova e fitoi çmimin, “Klubi më i mirë i qytetit” për vitin 2022, transmeton Telenews.al

Kryetari i klubit, Artan Ramaj u shpreh i lumtur pas marrjes së çmimit, duke i përgëzuar lojtaret dhe gjithë shtabin teknik në krye me trajnerin, pasi që sipas tij suksesi është meritë e të gjitha lojtareve të cilat me paraqitjet e tyre janë duke e prezantuar qytetin në formën më të mirë.

Ramaj tha se ky çmim ju dedikohet tifozëve ”Pampurat”, të gjithë qytetarëve të Fushë Kosovës, Kuvendit Komunal, Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe sponzorëve që po e ndihmojnë sportin në përgjithësi e klubin më të mirë të qytetit në veçanti.

Në mesin e dhjetë sportistëve të dalluar të vitit në Komunë e Fushë Kosovës u ranguan edhe lojtaret e KV Fushë Kosova, Sibora Gashani dhe Erta Neziri, të dyjat përveç si lojtare që janë dalluar me paraqitjet e tyre me klubin, gjithashtu e kanë prezantuar në formën më të mirë edhe Kosovën në kuadër të kualifikimeve për Evropian në kategorinë U19.

Të ngajshme

Ylli i PSG-së takon Rihannën, i dhuron fanellën e Marokut

KushtrimGuraj

Irani jep qëndrim të ri për Kupën e Botës 2026

KushtrimGuraj

Pankartë gjigante për Vedat Muriqin nga tifozët e Mallorcas

KushtrimGuraj