Telenews

KY DO JETË MOTI NË KOSOVË PËR JAVËN E PARË TË PRANVERËS

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e parë e pranverës fillon me kushte të njëjta meteorologjike dhe me temperatura nën vlerat e mesatares, sidomos të minimaleve, por nga dita e enjte do të ketë  rritje të maksimaleve dhe kështu që vlerat e mesatareve do të regjistrohen konform me stinën që jemi.

Sipas IHMK-së, sa u përket reshjeve nuk parashihet të kemi deri në vikend, por vetëm rreze dielli dhe vranësira të fokusuara kryesisht rrëzë maleve.
Në mëngjes, sidomos në gjysmën e parë të javës, parashihen ngrica dhe pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes, me theks të veçantë në vise të larta ku rrugët vazhdojnë të mbeten të lagështa.
Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira.
Temperaturat në shkallë vendi do të lëvizin ndërmjet -7 deri 2 gradë Celsius, minimalet, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, por në intervale të shkurta edhe nga juglindja me shpejtësi 1-6 m/s.

You May Like

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 10 korrik

Erzana Fazliu

Oda e Mjekëve nis hetime ndaj mjekes në rastin e Agon Zejnullahut, Sejdiu: Hetimet do të bëhen në dy pista!

Donat Hashani

Hapet për qarkullim kufiri Hani i Elezit – Bllacë, ndërsa Terminali Doganor jo

Donat Hashani